Saturday, June 29, 2013

Video “Ariu ngjitet pas një burri në pemë” hit në YouTube

Video “Ariu ngjitet pas një burri në pemë” u postua në YouTube që në vitin 2011, por ajo u bë e famshme vetëm në maj të vitit 2013. Atë e kanë shikuar pothuajse gjysmë milioni njerëz. Rrethanat në video janë me të vërtetë të çuditshme. Ç’është ky ari që ngjitet në pemë pas një burri? Përse operatori e drejton objektivin e kamerës nga një depo televizorësh dhe radiosh të vjetra dhe pastaj fokuson një lepur të bardhë, i cili “ruan” automobilat e vjetër sovjetike që ndodhen në fushën aty pranë? Përgjigje ndaj këtyre pyetjeve në video nuk jepen, çka i bën kuadrot e filmuara të duken krejtësisht surreale.
“Një ditë tipike në Rusi, nuk ka asgjë për të parë këtu, vazhdoni rrugën tuaj për ku ishit nisur…”, – bëjnë shaka përdoruesit e YouTube në komentet lidhur me videon.

No comments:

Post a Comment