Saturday, June 29, 2013

Vdiq gjatë lindjes, u ngjall pas lindjes

Në muajin shkurt, Erica Nigrelli ishte duke dhënë mësim, si zakonisht, në një gjimnaz të Teksasit, kur papritur u ndje keq dhe u shemb përdhe. Tre mësues nxituan ta ndihmonin, duke përdorur një defibrilator, teksa pritej të mbërrinte autoambulanca. Fëmija duhet të lindte pas tre javësh. Në kohën kur 32-vjeçarja mbërriti në spital, mjekët nuk arrinin t’i gjenin pulsin; zemra e saj kishte pushuar së rrahuri.
Fëmija u lind përmes një ndërhyrjeje cezariane emergjence dhe teknikisht ishte lindje “postmortem”, për shkak se Erica u deklarua e vdekur.

No comments:

Post a Comment