Wednesday, June 26, 2013

"Parajsa" qe kushton 250 mije euro ne jave

Për këdo që i ka të “palosura” disa milionë euro dhe që eventualisht nuk di ç`të bëjë me to, ja zgjidhja! Në një ishull të vogël në afërsi të Rios de Janeiros në Brazil, ata mund të gjejnë parajsën mbi tokë. Mjafton të kenë mundësi të paguajnë nga 250 mijë euro në javë dhe në ujdhesën Mana, 65 mijë metra katrorë të madhe, i kanë të gjitha shërbimet e mundshme për një pushim pa kokëçarje, duke filluar nga personeli i të gjitha llojeve, kuzhinierët, truprojat, floktarët etj.
Si transmeton albinfo, ka edhe diçka tjetër këtu: për turistët që mërziten nga jeta e qetë e ishullit, është në dispozicion helikopteri. Ai i dërgon ata për 20 minuta në Rio de Janeiro.

No comments:

Post a Comment