Një 25 vjeçar nga shteti amerikan Washington akuzohet se e kishte
lënë në frigorifer një orë vajzën e vet gjashtëjavëshe që të pushonte së
qajturi.
Për të është caktuar kaucioni një milion dollarë.
Mjekët besojnë se foshjna do të shpëtojë edhe pse ka qenë në
temperaturë -12 gradë celsius, por thonë se është ende herët të dihet
cilat janë komplikimet e mundshme, ka thënë prokurori Mark Lindqwist.
Temperatura e foshnjës ka rënë në 29 gradë celsius dhe ajo e ka pasur
një dorë e një këmbë të thyer dhe kokën e lënduar, kanë kosntatuar
mjekët.
Taylor James Dutsch është dekalruar të mos jetë fajtor për akuzat
sulm ndaj foshnjës, keqtrajtim kriminal, pengim për paraqitje të dhunës
familjare. Atë po mbron vaokati siaps detyrës zyrtare.
Dutsch u ka thënë policëve se foshnjën e ka futur në frigorifer “pasi
ka qenë e lodhur duke qajtur”. Ai ka shtuar se kishte rënë të flinte
dhe se ishte zgjuar kur nëna 22 vjeçare e foshnjës ishte kthyer në
shtëpizën e rimorkios.
Foshnja kishte qenë e veshur kur kishte shkuar nëna e ishte vetëm në
pelena kur u nxor nga frigoriferi. Babai akzohet edhe se i kishet
rrëmbyer nënës telefonin deri sa ajo po thërrsite për ndihmë.
Gjykim kundër tij është parparë për 15 korrik.

No comments:
Post a Comment