Të prenotosh nj vend në Parajsë! E çuditshme, por ndodh. Bileta e
hyrjes në Parajsë, ju kushton 100 mijë dollarë, dhe me këtë rast nuk do
të bëni vetëm veten të lumtur, por edhe Ari Mandel një ish-hebre, i cili
jeton në New York, i cili është i gatshëm të dhurojë vendin e tij për
në Kopshtin e Edenit.
Ankandi i çuditshëm ka nisur me shifrën 99 cent me njoftimin “Paguani
dhe do keni jetë të përjetshme”, dhe vetëm për pak kohës shifra ka
mbërritur në 100 mijë dollarë.
Ari Mandel kohë më parë ishte një hebre i devotshëm, ndërkohë që tani
pasi ka studiuar dhe respektuar të gjitha ritualet hebraike ka
ndryshuar mendje. Siç transmeton BW shkrimin e New York Times, Mandel
thekson se për evolucionin e tij laik, fajtor është shërbimi ushtarak
vullnetar. Në vitin 2010 ai rekrutua si vullnetar për të ndihmuar
popullin e Haitit në forcat e ushtrisë, të cilët ndihmuan vendin të
dilte nga pasojat e tmerrshme të tërmetit.
Ai shpëtoi shumë njerëz, por aty kuptoi :”se asnjë Zot nuk do i
shkaktonte krijesave të tij kaq shumë dhimbje”. Nga këtu ai vendosi në
vërë në ‘shitje’ vendin e tij që ai mendon se ka në Parajsë.

No comments:
Post a Comment