Amerikani Nik Wallenda ia ka dalë të hyjë në histori si njeriu i parë
i cili duke ecur nëpër tel kaloi Kanjonin e Madh të Kolorados.
Këtë udhë të pazakonshme ai e kaloi për 23 minuta, në temperatura të
larta, pa pajime sigurie dhe në lartësi 450 metra mbi lumin Kolorado e
Vogël, në shtetin amerikan Arizona.
Walente, një pasardhës i familjes së Wallendes Fluturues, është
njeriu i parë i cili kaloi mbi ujvaren e Niagarës duke ecur mbi tel.
Familja Wallende është me origjinë nga Austro-Hungaria e dikurshme, e
njohur për zhonglerë, akrobatë, artistë në trapez dhe stërvitës i
kafshëve.

No comments:
Post a Comment