Saturday, June 29, 2013

Vdes nga infektimi i macave te saj

Një grua e dashuruar pas maceve ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme, në moshën 59-vjeçare…. e vrarë prej 15 maceve të saj. Ishte ky përfundimi i autopsisë së kryer mbi trupin e britanikes Valerie Tibbles, publikuar në të përditshmen britanike “The Sun”. Pas vdekjes së beftë të 59-vjeçares, u zbulua se macet i kishin transmetuar të zonjës një formë sepse, një lloj infeksioni që kishte shkaktuar në pak ditë shpërbërjen e sistemit të saj imun, duke sjellë eventualisht vdekjen, transmeton TCH.
Një zbulim i tillë shërben për të rritur ndërgjegjësimin për higjienën që duhet të kenë kafshët, ndërsa vëllai i viktimës, David Tibbles deklaroi: “Kushdo që gërvishtet nga një kafshë duhet të trajtohet menjëherë, pasi ekziston një rrezik i madh i prekjes nga infeksionet. Valerie ishte një njeri shumë i dashur, e cila dashuronte jetën dhe kafshët e saj. Të gjithë do ta ndiejmë mungesën e saj”.

No comments:

Post a Comment