Kirby de Lanerolle pretendon se është në gjendje që të mbijetojë duke
pasur si ushqim të vetëm ajrin, ndërsa beson fuqimisht se në mos i
pavdekshëm, ai do të jetë në gjendje që të jetojë disa herë më gjatë se
personat e tjerë.
“Unë jam në gjendje që të ndiej dritën, të marr fuqitë e erës dhe të
përjetoj vibrimet e Zotit”, thotë de Lanerolle, i cili beson se aftësitë
e tij janë në gjendje që të ngadalësojnë procesin e plakjes tek ai.
“Unë jetoj në një gjendje të re vetëdijeje. Ka disa burime energjie
që janë shumë më të ushqyeshme se ushqimet që njerëzit e zakonshëm
përdorin dhe nëse di t’i përdorësh, nuk ke më asnjë nevojë për të gjetur
burime shtesë”, shton ai.
Srilankasi pranoi se pavarësisht teknikës së përdorur, ka pasur disa
raste që ai është ndjerë tejet i urritur dhe në dhjetë muajt e fundit,
ka ngrënë shtatë herë vafte me rreth 500 kalori, por ato e kanë bërë që
të ndihet i sëmurë, pasi trupi tashmë nuk ka më asnjë nevojë për ushqim.
I bërë objekt i një dokumentari shkencor, gjithsesi de Lanerolle mund
të japë vetëm një provë për vërtetësinë e pretendimeve të tij, atë të
pavdektësisë

No comments:
Post a Comment